19 Prill 2024

OSBE prezanton raportin lidhur me paraburgimin

Prishtinë, 12 mars - Misioni i OSBE- në Kosovë do të publikojë të hënën në një konferencë për shtyp raportin për justifikimet e gjykatësve lidhur me paraburgimin.

Raporti vlerëson pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare bazuar në aktvendimin e gjykatave për caktimin, zgjatjen dhe zbatimin e paraburgimit, si dhe shqyrton përdorimin e masave alternative.

Po ashtu raporti tregon se në shumicën e rasteve, gjykatësit dështojnë që të justifikojnë si duhet vendimet për caktimin e  paraburgimit, në këtë mënyrë shkelin standardet ligjore. Po ashtu raporti ofron  rekomandime për përmirësimin e praktikës. 

Raporti plotëson raportin e Misionit të OSBE-së për “Paraburgimi në procedurat penale në Kosovë: Shqyrtim dhe analizë gjithëpërfshirës e çështjeve të mbetura (Pjesa I ), i cili fokusohet në ndjekje penale.

Në konferencë do të marrin pjesë Zt. Markku Laamanen, Zëvendës Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Fejzullah Hasani, Kryetari i Gjykatës Supreme, Ismet Kabashi, Kryeprokuror dhe Wolff-Michael Mors, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)