25 Prill 2024

OSBE organizon konferencë për rolin e medias në luftimin e ekstremizmit

Prishtinë, 16 mars - Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon një konferencë me temë angazhimin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, policisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, do të diskutojnë për rëndësinë e marrjes së informacionit të saktë dhe relevant për ekstremizmin dhe radikalizimin e dhunshëm që shpie në terrorizëm (VERLT).

Tri panelet: raportimi etik dhe faktik; terminologjia e duhur; dhe kundër-narrativat do të paraqesin përvojat e gazetarëve në raportimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përgjigjjet e institucioneve publike dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftimin e tij. Përveç kësaj, në këtë ngjarje do të prezantohet edhe udhëzuesi pesë-pikësh për raportimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Udhëzuesi, së bashku me rekomandimet nga konferenca, do të ndahen me shoqatat e gazetarëve.

Konferenca do të hapet nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu dhe Lulzim Fushtica, Koordinator Nacional për VERLT.
 
 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)