19 Prill 2024

OSBE organizon konferencë për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë

Prishtinë, 27 mars - Misioni i OSBE-së do të organizojë sot një konferencë mbi parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë për përfaqësues të institucioneve, agjencive dhe shoqërisë civile të Kosovës që merren me luftimin e korrupsionit.

Ekspertë të shquar nga Transparency International do të shtjellojnë konceptet e korrupsionit në nivel të lartë dhe efektet globale të tij.

Për më tepër, konferenca është planifikuar si ngjarje nismëtare për sensibilizimin e pjesëmarrësve - vendimmarrësve - lidhur me arsyet pse parandalimi dhe luftimi i korrupsionit të lartë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.

Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)