28 Mars 2024

OSBE do ta përkrahë Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Prishtinë, 7 shkurt - Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, Sheremet Ahmeti priti sot delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Vjenë, Ian Cliff.

Qëllimi i vizitës ishte njohja më për së afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike. Pasi këtë vizitë e cilësoi si mjaft të rëndësishme, Ahmeti e ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën Qendrës së Kosovës për Siguri Publike.

Po ashtu gjatë takimit është diskutuar edhe për për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike. Gjatë takimit, Ahmeti e njoftoi ambasadorin për të arriturat e Qendrës, si dhe për konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike.

Duke folur për objektivat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Ahmeti tha se Qendra e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në.

Po ashtu kryeshefi Ahmeti e njoftoi ambasadorin Cliff edhe për procesin e certifikimit dhe akreditimit të Qendrës, si dhe për projektet kapitale që Qendra e Kosovës për Siguri Publike synon t’i realizojë në të ardhmen.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të OSBE-së në Vjenë, Ian Cliff shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në QKSPEZH. Ai gjatë kësaj vizite u interesua për të gjitha aktivitetet që zhvillohen në Qendër.

Ambasadori Cliff ka premtuar që OSBE do ta përkrahë edhe në të ardhmen Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)