23 Prill 2024

OSBE dhe UNFPA prezantojnë raportin e burrave ndaj barazisë gjinore

Prishtinë, 29 maj - Misioni i OSBE-së dhe Zyra e UNFPA do të prezantojnë sot raportin me gjetje nga Anketa ndërkombëtare mbi burrat dhe barazinë gjinore (IMAGES), e zhvilluar për herë të parë në Kosovë. 

Qëllimi i anketës ishte të fitohet një kuptim më gjithëpërfshirës i qëndrimeve dhe praktikave të burrave ndaj temave të ndryshme që lidhen me gjininë dhe mënyrat se si burrat mund të ndihmojnë në adresimin e pabarazisë gjinore. Gjetjet përfshijnë edhe opinionet e grave për qëndrimet e burrave.

Raporti përmban informata dhe statistika për disa çështje kyçe që i takojnë barazisë gjinore, siç janë: normat gjinore dhe qëndrimet ndaj barazisë gjinore; përvojat nga fëmijëria; dinamika e raporteve dhe punët e shtëpisë.

Anketa gjithashtu ka mbledhur informacione për dhunën dhe praktikat kriminale, praktikat shëndetësore dhe politikat dhe ligjet për barazi gjinore.

Fjalimet hyrëse do t’i mbajnë Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Specialistja e Programit të UNFPA Visare Mujko-Nimani dhe Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, pasuar nga prezantimi i raportit, diskutimet dhe seanca me pyetje-përgjigje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)