25 Prill 2024

OSBE dhe Obiliqi përurojnë mekanizmin kundër dhunës në familje

Prishtinë, 13 nëntor - Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë dhe komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje.

 OSBE do të lehtësojë nënshkrimin formal të memorandumit të mirëkuptimi ndërmjet komunës së Obiliqit, përfaqësuesve të gjyqësorit, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe strehimores për viktimat e dhunës në familje, për themelimin e Mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje në këtë komunë.

Ky organ do të shërbejë për të koordinuara më mirë veprimet e këtyre institucioneve në reagimin e tyre ndaj incidenteve të dhunës në familje. Koordinatori i mekanizmit do të zgjidhet gjatë ngjarjes, ndërsa pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për funksionet dhe aktivitetet fillestare të mekanizmit.

Duke vepruar sipas kërkesës së koordinatorit të Kosovës kundër dhunës në familje, Misioni i OSBE-së deri më tani ka mbështetur krijimin e këtyre mekanizmave në Prishtinë, Ferizaj dhe Lipjan, dhe ka ndihmuar në rimëkëmjen e atij në Prizren.

Fjalimet hyrëse do të mbahen nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe Zëvendësministri i Drejtësisë/Koordinatori i Kosovës kundër Dhunës në Familje z. Naim Qelaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)