28 Mars 2024

OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit

Prishtinë, 18 tetor - Kryesia italiane e OSBE-së për 2018, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada Italiane në Prishtinë sot filluan një program trajnimi të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Trajnimi tre-ditor do të mbahet nga ekspertë të lartë të luftimit të korrupsionit nga Italia: Gaetano Luigi Cosimo Scazzeri shef i njësisë speciale kundër korrupsionit të Guardia di Finanza, Roberto Magni eksperti i Guardia di Finanza për luftimin e pastrimit të parave, i deleguar për kryesimin italian të OSBE-së; dhe Alberto Perduca kryeprokuror i Provincës Italiane të Astit.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor, Agjencia Kundër Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare dhe institucionet gjyqësore do të dëgjojnë për aspekte të përvojës së Italisë në luftën kundër korrupsionit, si: aktivitetet parandaluese dhe represive; gjurmimi i rrjedhës financiare në hetimet e pastrimit të parave; mjetet ligjore ndërkombëtare për hetimin e rasteve të korrupsionit; teknikat hetimore; dhe rikuperimi i pasurisë kriminale.

Kryesia italiane e OSBE-së e ka identifikuar anti-korrupsionin si një nga prioritetet kryesore e saj.

Në ditën e dytë të trajnimit do të organizohet konferencë e përbashkët për shtyp në të cilën gazetarëve do t’iu drejtohen ambasadori italian Piero Sardi, shefi i misionit të OSBE-së Jan Braathu, ministri i drejtësisë Abelard Tahiri, drejtori i agjencisë kundër korriupsionit Shaip Havolli, dhe ekspertët italianë të cilët e mbajnë programin e trajnimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)