16 Prill 2024

Oda e Avokatëve siguron mbrojtje falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Prishtinë, 27 dhjetor - Jahjaga Foundation dhe Oda e Avokatëve të Kosovës nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit e cila ka për qëllim mbrojtjen juridike falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Kosoves (2011-2016) theksoi qe ky është një prej hapave më të rëndësishëm për qasjen në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale sepse qasja në drejtësi është proces edhe më gjithpërfshirës. Ky memorandum është thelbësor për këtë të drejtë për të mbijetuarit.

Z. Osman Havolli nga Oda e Avokatëve të Kosovës, u shpreh i lumtur për ndihmën që do të ofrojë Oda e Avokatëve të Kosovës përmes avokatëve të cilët pro bono do të angazhohen me rastet meqenëse qasja në drejtësi është qëllim i përbashkët.

Oda e Avokatëve të Kosovës, përmes avokatëve anëtare të saj, do të mbrojë falas të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke i përfaqësuar ata para të gjitha instancave të drejtësisë (gjykatave dhe prokurorive) në Kosovë, kurdo që ky proces të fillojë në Kosovë.

Mbrojtja falas për të mbijetuarit është pjesë e rëndësishme e qasjes në drejtësi për këtë kategori shoqërore në Kosovë, proces i cili duhet të ndiqet edhe nga shumë hapa të tjerë nga të gjitha institucionet dhe shoqëria kosovare në përgjithësi, në mënyrë që të arrihet ky qëllim i përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)