29 Mars 2024

OAK dhe INECO bashkojnë potencialet për interes të biznesit

Prishtinë, 12 tetor -  Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Instituti Ekologjik-Prishtinë (INECO), nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi, sot më 12/10/2017, në zyret e OAK-së.

Ky Memorandum bashkëpunimi u nënshkrua nga z. Ismet Mulaj -Drejtor ekzekutiv në OAK dhe z. Besim Dobruna -Drejtor ekzekutiv në INECO.

Memorandumi si qëllim kryesor ka thellimin e bashkëpunimit mes të dy palëve, duke koordinuar aktivitete të përbashkëta për ndikim në politikë bërje dhe vendimmarrje, duke asistuar, promovuar, përkrahur dhe ngritur nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre.

OAK dhe INECO pajtohen për shkëmbimin e përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët në fushën e mjedisit, burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efiçiencës së energjisë, si dhe të paraqesin ofertimin e përbashkët dhe të këmbejnë informatat e domosdoshme për implementimin e projekteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)