25 Prill 2024

Norvegjia mbështetë sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në drejtësi

Prishtinë, 28 shtator -  Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot  ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë. 

Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Norvegjisë, u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe në Drejtësi,  në veçanti  në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Në anën tjetër, Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrahë angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon, duke ofruar mbështetje në këto procese, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)