13 Prill 2021

Njëzetedy vjet burgim dhe 3.500 euro gjobë për grabitjen në Shtime

Ferizaj, 5 mars  - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.T., A.M. dhe A.T.1. shtetas të Republikës së Kosovës, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale Vjedhje grabitqare nga neni 316 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.T.. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro, të pandehurin A.M. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro dhe të pandehurin A.T.1. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijepesëqind (1.500) euro.

Të pandehurit akuzohen se më 07.08.2019, në fshatin Petroviq komuna e Shtimes, të duke vepruar si anëtar të grupit, me dashje dhe përgatitje paraprake si dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht janë takuar në Prishtinë, janë marrë vesh mes vete lidhur me veprimet e secilit nga ta, ashtu që me veturën të cilën e ka drejtuar tani i ndjeri F.G., janë nisë në drejtim të Shtimes, ndërsa me të arritur në fshatin Petroviq, e kanë ndalë veturën, me ç’rast të pandehurit A.T dhe A.M. kanë qëndruar në veturë duke pritë në gjendje gatishmërie, ndërsa i ndjeri F.G. dhe i pandehuri A.T.1. dalin nga vetura, të maskuar dhe të armatosur, nisen në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit, depërtojnë me forcë në brendi të shtëpisë dhe nga dhoma ku i dëmtuari kishte vendosur paratë e sjella nga Zvicra, arrijnë të marrin shumën e të hollave prej 24.000 franga zvicerane dhe një orë dore të markës ‘Rolex’ në vlerë prej 15.000 franga, por që në dalje të shtëpisë, përkatësisht në terasë, zihen në befasi nga pronari i shtëpisë-i dëmtuari në kryerjen e aktit të vjedhjes, prandaj me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin forcën dhe kanosjen serioze duke sulmuar jetën dhe trupin e të dëmtuarit, ashtu që fillojnë të përleshen, me ç ‘rast gjatë përleshjes i dëmtuari N.N plagoset me armë zjarri.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)