24 Prill 2024

Njësia e paraburgimit i shkakton probleme Qendrës Korrektuese në Dubravë

Prishtinë, 13 maj - Qendra Korrektuese në Dubravë është njëra ndër qendrat më të mëdha në rajon ku të dënuarit i shlyejnë detyrimet ndaj ligjit në bazë të një vendimi të formës së prerë të një gjykate kompetente apo, nëse pranojnë të dënuarit, atje mund të dërgohen edhe pa një vendim të formës së prerë.

Kapaciteti i kësaj qendre është afërsisht për 1000 të dënuar por, me shfrytëzimin më planifikuar, në rast nevoje mund të ketë kapacitet afërsisht 1200 të dënuar. Qendra Korrektuese në Dubravë është pikënisje dhe mundësia kryesore që të dënuarit të kalojnë programin e risocializimit për t’i fituar beneficionet që iu takojnë me LESP-e sikur edhe të drejtat e tjera si falja nga presidenti  etj.

Mirëpo, për të dënuarit që kanë treguar gatishmëri dhe kanë dëshmuar vullnet për risocializëm e që kanë rezultate konkrete, mundësia më e mirë është përfitimi nga Paneli për Lirim me Kusht i cili, deri vonë ka qenë shumë “ dorështrënguar “ e që ka ndikuar në demotivimin e të dënuarve e që, viteve të fundit ka përparime të mëdha në punën e këtij Paneli.

KMDLNj, që nga fillimi ka kërkuar që të dënuarit duhet ta kenë një ofertë të qartë se çka përfitojnë nëse  me sjellje dhe me punë bëjnë një shkëputje nga e kaluara përmes programit të risocializimit.

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka kushte për shkollim fillorë dhe të mesëm sikur që ka mudësi edhe për aftësim profesional për ata që shprehin dëshirë për këtë.

Ka kushte për aktivitete sportive ndërsa nuk ka ose në minimum ka kushte për aktivitete kulturore që e dallon nga qendrat tjera të rajonit. Pas disa rinovimeve është një përmirësim i kushteve fizike por se KMDLNj nuk është i kënaqur plotësisht me këtë gjendje.

KMDLNj, edhe më heret ka kundërshtuar moslejimin e pakove ushqimore nga shtëpia duke e krahasuar këtë ndalesë me vendet e rajonit.

KMDLNj konsideron se hiç disa vështirësive por edhe padrejtësive (vendimet për avancim në baza nepotiste, korrupcioni aktiv dhe pasiv , lejimi apo pengimi i transfereve sipas kërkesës së të dënuarve apo familjarëve, kontrabandimi i gjësendeve të ndaluara, kushtet e rënda të punës për stafin korrektues dhe administratën, diskriminimi i shtetasve të huaj në veçanti atyre të Shqipërisë, trajtim jo i barabartë të atyre që konsiderohen si radikalë islamikë sidomos në ndarjen e beneficioneve dhe kategorizimit, “ plakja “ e stafit korrektues  etj.),  problemet kryesore që përballet kjo Qendër Korrektuese është në lëminë e shëndetësisë, përfshirjes më të madhe të të dënuarve në punë e sidomos mbajtja e të paraburgosurve e që nuk do të duhej të lejohej në Qendër Korrektuese në Dubravë, në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë e as në Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)