19 Prill 2024

Një i burgosur dështon të arratiset nga Qendra Korrektuese Smrekonicë

Prishtinë, 6 gusht -  Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot  rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset  nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.

Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen.

I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit.

H. SH , është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë  në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin  e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)