18 Prill 2024

Një burr nga Gjilani akuzohet për dhunë në familje

Gjilan, 11 dhjetor - Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit B.SH, për shkak të dhunës në familje, i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 28 nëntor 2018.

Sipas aktakuzës, më 28 nëntor 2018, në Gjilan, i pandehuri me dashje dhe qëllim të dëmtimit të integriteti trupor të bashkëshortes së tij, të dëmtuarës M.SH, ka shkaktuar dhunë në familje, duke përdorur dhunë psikike dhe fizike, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale mes tyre, i pandehuri revoltohet dhe në prani të fëmijëve fillimisht e fyen me fjalë, pastaj e godet me grushte në kokë dhe fytyrë, e shtrëngon në fyt dhe në një moment e merr një mashë të stufës dhe me të e godet në kokë, me ç’rast e njëjta rrëzohet pa ndjenja, në dysheme.

E dëmtuara, si pasojë e goditjeve të marra ka pësuar lëndime të dukshme trupore, të cilat janë evidentuar edhe në raportin mjekësor, të lëshuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm, në Gjilan.

Me këto veprime, ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ nga neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i shtetit, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’ia vazhdojë masën e paraburgimit, për shkak që ende nuk kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar kjo masë dhe gjithashtu kjo është propozuar edhe nga e dëmtuara.

Po ashtu, prokuroria ka kërkuar që i njëjti të shpallet fajtor për veprën penale, e cila i vihet në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)