19 Prill 2024

'Ngritja e Zërit' dorëzon për herë të tetë dosjet për kompensimin e dëmeve te luftës

Prishtinë, 6 tetor - Organizata Jo Qeveritare 'Ngritja e Zërit', do të dorëzojë për hërë të tetë dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin e dëmeve te luftës.

Para se të dorëzohen dosjet në gjykatë do te jepet një ekspoze e shkurter nga Jahir Bejta drejtor i shoqatës profesionale për dëme te luftës në nivel shteti “Ngritja e Zërit”, rreth mosgatishmeris te  gjyqësorit vendor për t'i shqyrtuar paditë për kompensim demi të ngritura që 12 vite.

"E drejta e shqyrtimit të padive është parapare në mënyrë decidive me Ligjin për Proceduren Kontestimore me Kushteute dhe me Konventen ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat Themelore", ka thënë Bejta.

Republika e Kosovës një ditë sipas tij do të jetë pjesë e Këshillit të Evropes i cili për shkak të abuzmit të gjyqësorit me ligjin në dem të viktimave, mund ta gjobit shtetin me shumë të papërballueshme ashtu që  mund të vie deri tek bakrotimi financiar.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)