22 Shkurt 2020

Ngriten dy aktakuza për organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Prishtinë, 30 dhjetor – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot dy aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurave Q.S dhe E.B për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura Q.S, më 15 prill 20015, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe me bashkëshortin përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Turqi, përmes Turqisë ka hyrë në Siri me qëllim që t’i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht, ndërsa i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj, i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS.

Ndërkaq, e pandehura E.B, më 26 gusht 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Republikën e Kosovës dhe bashkë me katër fëmijët e saj nga Kosova kanë kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pastaj nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar në Turqi, përmes Turqisë ka hyrë në Siri ku edhe është regjistruar pjesëtare e grupit terrorist ISIS. E pandehura E.B, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave të marra nga ISIS, i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS.

Me këto veprime të pandehurat Q.S dhe E.B kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, sipas nenit 143, paragrafi 2 të KPRK-së. 


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)