19 Mars 2024

Nga 1 qershori lejohen vizitat familjare për të burgosurit

Prishtinë, 26 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se se nga 1 qershori 2020, do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid 19.

Shërbimi Korrektuese i Kosovës nga kjo datë do të  do fillojë me lejimin  e vizitave familjare për të burgosurit.

Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje  të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do  të fillojmë me pranimin e vetëm dy  (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)