17 Shkurt 2019

Nënshkruhet: “Plani i përbashkët kundër Terrorizimit për Ballkanin Perëndimorë”

Tiranë, 5 tetor - Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, po mbahet Ministeriali Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme, ku marrin pjesë ministra nga Ballkani Perëndimor dhe të BE-së, me prani edhe të komisionarit Avramopoulos, me pjesëmarrje të shumë personaliteteve të agjencive të ndryshme ligj zbatuese evropiane.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, i cili fillimisht falënderoi Presidencën Austriake për organizimin e Forumit Ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, duke shprehur mirënjohjen edhe për vendin pritës të kësaj ngjarjeje të  rëndësishme, për Qeverinë Shqiptare dhe për Ministrinë e Brendshme.

Në këtë takim ministri Gashi trajtoji perspektivën e Republikës së Kosovës sa i përket menaxhimit të migrimit dhe paraqiti angazhimet për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Minisri Gashi vuri në dukje se Republika e Kosovës ka konsoliduar sistemin për menaxhimin e migrimit përmes hartimit dhe zbatimit të kornizës legjislative dhe strategjike në këtë fushë. Ai tha se rrugëtimi në procesin e integrimit Evropian ka ndikuar që të harmonizojmë legjislacionin dhe politikat tona me ato të Bashkimit Evropian dhe theksoi se Kosova ka Ligj të veçantë për Ripranim, ligjin për të Huaj dhe Ligjin për Azil të cilat janë rishikuar së fundi dhe kanë hyrë në fuqi, duke rikonfimuar kështu obligimet e shtetit tonë në menaxhimin e migrimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, në përputhje të plotë me direktivat e BE-së.

“Kosova ende nuk është përfshirë nga lëvizjet e mëdha migratore për arsye të ndryshme (pozita gjeografike, etj), mirëpo bazuar në lëvizjet migratore në vendet e rajonit si dhe indikacioneve nga organizatat ndërkombëtare që merren me migrim, ka arsye për të besuar se fluksi i emigrantëve, refugjatëve dhe azil-kërkuesve nuk do të ndalet në një të ardhme të afërt dhe rrugëtimi do të jetë i vazhdueshëm dhe do të ketë ndryshime.” - theksoi ministri Gashi.

Duke folur për fenomenin e terrorizmit, ministri Gashi, theksoi se si vendet e tjera të rajonit dhe ato përtej tij, edhe Republika e Kosovës vazhdon të përballen me sfidën e përpjekjeve për përhapjen dhe rritjen e ndikimit të ideologjive të huaja ekstremiste të cilat mbështeten në urrejtjen ndër fetare, etnike ose kauza të tjera të cilat kanë synim rrënimin e sistemit demokratik dhe të synimeve properëndimore euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Unë do të doja t’a paraqes në këtë takim në Tiranë si një shembull shumë të mirë, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe të suksesshëm të institucioneve të vendit tim, Kosovës, në trajtimin e dukurinë së luftëtarëve të huaj pjesëmarrës në luftërat dhe konfliktet e ndryshme të armatosura. Masat e ndërmarra ligjore, planizuese, ligj zbatuese, hetimore, parandaluese, këshilluese, psikologjike, etj. dhe hartimi i dokumenteve parashikuese strategjike e kanë rritur shumë vlerësimin, për Kosovën duke e cilësuar madje atë si një udhëheqëse rajonale në këtë fushë”, theksoi ministri Gashi.

Me këtë rast ministri Gashi theksoi se mbështetja mbi këtë infrastrukturë ligjore, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës, ka qenë iniciuese e shumë proceseve hetimore që kanë përfshirë njerëz të dyshuar për veprimtari organizuese dhe mbështetëse për rekrutimin e luftëtarëve për shtetin islamik, ose grupeve të tjera kriminale.

Ai tha se pas masave të ndërmarra statistikat e fundit tregojnë qartë për një zvogëlim shumë të dukshëm të kësaj dukurie. Në vitet 2017-2018, numri i njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në zonat e konfliktit ka qenë zero, duke shkuar në rënie prej shifrës rreth njëqind që ka qenë në vitet 2013-2014.

Në fund të fjalimit të tij ministri Gashi theksoi se për të rritur edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare e INTERPOLI-it.

Në kuadër të këtij Ministeriali të gjatë ministrat e Punëve të Brendshme të Ballknait Perëndimor së bashku më komisionarin Avramopoulos, nënshkruan: “Planin e përbashkët kundër Terrorizimit për Ballkanin Perëndimorë”.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2019 - Qeveria e Kosovës mban mbledhje festive për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë në të cilën marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, ora 8:30) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit, ora 8:45) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:40)

- Në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së bashkë më struktura të saj, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe  te varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Federata e Ping-Pongut e Kosovës (FPPK) organizon turneun “Dita e Pavarësisë”.  (ShMU “Tefik Çanga”, Ferizaj, ora 10:00)

- “Star Kids” do të performojnë në sheshin “Skënderbeu” për nder të Pavarësisë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:45) 

- Komuna e Gjilanit organizon akademi solemne dhe program artistik nga Shkolla e Muzikës në Gjilan. (Teatri i Qytetit, ora 11:00)

- Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovë parakalojnë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:20)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet koktej për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK-së. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovë në Gjilan bën përurimin e bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugova (Gjilan, ora 13:00)

- Përfaqësues të organizatave studentore organizojnë një “protestë artistike” në lidhje me vonesën e liberalizimit për qytetarët e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00) 

- Komuna e Vushtrrisë organizon manifestimin qendror për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kalaja e Qytetit, Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim deputetët nga Mbretëria e Bashkuar, John Grogan dhe Martin Vickers. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon një event simbolik për Pavarësi. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 14:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përurojnë Palestrën Sportive në Shtime. (Shtime, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin 17-anëtarësh nga Shtetet  e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00) 

- Komuna e Lipjanit organizon koncert festiv për 11-Vjetorin e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan, ora 15:00)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mban koncert festiv për Pavarësi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, 18:00)

- Për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bëhet ndezja e organizuar e fishekzjarrëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 18:30)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet pritja shtetërore nën përkujdesjen kryeministrit Ramush Haradinaj. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 19:30)

- Mbahet koncerti festiv për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 20:00)