25 Janar 2022

Nënshkruhen tri marrëveshje mes ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Shqipërisë

Elbasan, 26 nëntor - Sot në Elbasan është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të kësaj mbledhje ministritë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet u nënshkruan nga Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Këto marrëveshje janë në harmoni me legjislacionin vendor të dy shteteve dhe legjislacionin e BE-së.

Me marrëveshjen për rregullat e Trafikut Lokal Kufitar, do të definohet lëvizja e lirë e banorëve të brezit kufitar. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, banorët do të kenë mundësi të lëvizin me lejekalimi të veçanta në zonat kufitare të përcaktuara përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendësi të territorit deri në 30 km.

Lëvizja e lirë do të lehtësojë jetën e banorëve të brezit kufitar të cilët kanë lidhje familjare, ekonomike e arsimore mes vete.

Nxënësit do ta kenë më të lehtë qasjen në shkollim. Do të hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kudo që paraqitet nevoja për festa, aktivitete kulturore, sportive apo emergjenca.

Do të zhvillohet ekonomia lokale, turizmi agrar, do të rriten shkëmbimet mes dy vendeve e do të ngritet bashkëpunimi kulturor. Do të krijohet një perspektivë e re më e mirë mes komunave dhe qyteteve kufitare të dy vendeve.

Marrëveshja për ri-kategorizimin e pikës kufitare Krushevë – Shishtavec, do ta kalojë pikën kufitare nga kategoria C në B dhe do të jetë pikë e rregullt e kalimit kufitar me kapacitet të plotë pune 24/7. Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, do të përcaktohet se Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të punojë në orar 24/7 për trafik kufitar të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave jo - komerciale.

Objekti i ri i Pikës së përbashkët kufitare tashmë është ndërtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, në Shishtavec dhe është i gatshëm për funksionim. Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të fillojë të funksionojë sipas kategorisë B të përcaktuar në këtë marrëveshje, menjëherë pas hyrjes në fuqi të së njëjtës.

Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimeve, do të prodhojë lehtësira në marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm i cili tani do të merret për 5 vite; Do të ketë lehtësira në kriteret dhe heqje të barrierave burokratike.

Në këtë mënyrë, shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në pesë (5) vite për ndonjërën nga arsyet në vijim: ribashkimit familjar; arsimit parauniversitar ose arsimit të lartë; kërkime shkencore; Arsye humanitare, duke përfshirë refugjatët, personat nën mbrojtje plotësuese, dhe personat me status të pa shtetësisë; viktimat e trafikimit me njerëz ose viktimave të kontrabandës me migrant dhe të huajt të cilët kanë shprehur vullnet të bashkëpunimit me autoritete kompetente; punës; dhe punësimit të punëtorit të sistemuar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, kati III, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! organizon tryezë, në të cilën do të publikohet raporti me titull “Online Media Monitor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
 
- Grupi organizativ "Protestojë" mban konferencë për media lidhur me protestën "Asnji cent ma shumë!" kundër shtrejtimit te rrymës, të paraparë të mbahet të merkurën. (Pranë ndërteses së Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton në parim i Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Lëvizja FOL organizon tryezën e diskutimit me temën "Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

-  Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025. (Hotel Sirius, ora 11:20)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet takimi i radhës së Këshillit Ekonomiko-Social. (Objekti i Qeverisë, salla Nr. P/38, ora 15:00)