19 Prill 2024

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Prishtinë, 6 dhjetor - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M. H, viti i lindjes 1935.  

I burgosuri, nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.   

M. H nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK.   

I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për Veprën  Penale; Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)