19 Mars 2024

Në shtetin e së drejtës, askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë

Prishtinë, 21 shkurt 2020- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Shaip Havolli.

Në këtë takim, Ministrja Haxhiu u njoftua nga z. Havolli me sfidat dhe natyrën e rasteve të trajtuara nga Agjencia Kundër Korrupsion, përfshirë edhe punën e deritanishme të Agjencisë, veçanërisht për punën që ky institucion bën në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë si dhe ecurinë e zbatimit të ligjeve të cilat ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit. 

Ministrja Haxhiu, ka vlerësuar punën e kësaj Agjencie dhe ka theksuar se bashkëpunimi me AKK-në mbetet tejet me rëndësi për Ministrinë e Drejtësisë në koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve në luftimin e korrupsionit.

Po ashtu, gjatë këtij takimi janë diskutuar mundësitë se si të fuqizohet angazhimi i përbashkët, sidomos në temat të cilat kanë të bëjnë me vetëdijesimin e pasojave të korrupsionit si dhe për rëndësinë e integritetit të zyrtarëve të lartë publik dhe institucioneve publike.

Të dyja palët u pajtuan se lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë e përbashkët dhe se përmes bashkëpunimit dhe koordinimit, efektiviteti në luftën kundër korrupsionit do të rritet dukshëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)