28 Mars 2024

Në përvjetorin e rënies, u nderua dëshmori i kombit Artim Jashari

Mitrovicë, 6 maj - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, dhe së bashku me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve të tjera të Mitrovicës, si dhe familjarë, sot kanë nderuar dëshmorin e kombit, Artim Jashari, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij tek sheshi “Artim Jashari” (afër stacionit të Autobusëve), në Mitrovicë.

Në fjalën e tij, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se në këtë ditë po e nderojnë heroin kombëtar Artim Jashari, i cili ka sakrifikuar jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit që ne po e gëzojmë sot.

“Ajo çka na mbetet neve si institucione qoftë nga niveli lokal apo ai qendror, është që të punojmë sa më shumë dhe ti ndihmojmë këtij vendi si dhe qytetarëve të saj, në mënyrë që amaneti i dëshmorëve tanë të dërgohet në vend të duhur”, shtoi kryetari Bahtiri.

Në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprën heroike të këtij dëshmori, kryetari Bahtiri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, dhe kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, por edhe përfaqësuesit e institucioneve tjera, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te lapidari i Artim Jasharit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)