28 Mars 2024

Në një aksident komunikacioni humb jetën një fëmijë dhe lëndohen tre persona

 Pejë, 7 janar - Drejtoria Rajonale e Policisë për rajonin e Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 13.47 në rrugën Istog-Pejë, në fsh. Ozdrim ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet.

Në ketë aksident ku ishte e përfshirë vetura ‘Seat’ me ngjyrë të zezë me targa të regjistrimit vendor, drejtuar nga i dyshimti L.D. (1992) m/k/e, dhe vetura tjetër ‘VW Golf’ me ngjyrë të kaltër me targa të regjitrimit të Kosovës, drejtuar nga i dyshuari dytë B.G.(1948).

Deri të aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit, Seat’ ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Istogut në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Ozdrim, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me pjesën e parë ballore e godet automjetin ‘VW Golf’ në pjesën e parë të anës së djathtë i cili ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog.

Me ketë rast pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore të rënda dhe të gjithë të lënduarit dërgohen në Spitalin Rajonal Pejë.

Si pasojë e lendimeve viktima femër pasagjere lindur vitin 2012 humbë jetën, vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës spitalore.

Për shkak të lëndimeve të rënda dy persona ndalohen për sherim të mëtutjeshëm në spital, ndërsa i dyshimti pas marrjes së ndihmës së parë lirohet nga spitali, por me urdhër të Prokurorit për krime të përgjithshme ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Trupi i pa jetë i viktimës lirohet familjarve për ceremoninë e varrimit.

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, APELON për kujdes të shtuar në komunikacionin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Të gjithë ngasësit e automjeteve të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)