28 Mars 2024

Në MPB u bë dorëzim-pranimi i detyrës së ministrit

Prishtinë, 16 tetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë, z. Ekrem Mustafa.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar z. Mustafa detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndërsa ministri i ri i MPB-së, z. Ekrem Mustafa falënderoi ish-ministrin Gashi për punën që ka bërë në MPB gjatë mandatit të kaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)