26 Shkurt 2021

Në Burgun e Sigurisë së Lartë fillon prodhimi qeseve për mbeturina

Prishtinë, 24 dhjetor - Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, ka pranuar donacion nga OJQ “Help Kosovo”, makinë për prodhimin e qeseve të mbeturinave.

Me fillimin e prodhimit të qeseve për mbeturina nga të burgosurit , përveçse synohet rehabilitimi edhe risocializimi i tyre, synohet edhe ulja e shpenzimeve ekonomike, e po ashtu  edhe rritja e nivelit të higjienës dhe pastërtisë brenda institucioneve korrektuese.

Vetëm në kontingjentin e parë janë prodhuar 120.000 copë qese të mbeturinave, ku rrjedhimisht është kursyer buxheti i SHKK-së për 5000 euro.

Puna është duke u kryer nga të burgosurit e BSL-së, ndërsa është duke u udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së.

Në punë janë të angazhuar rreth pesë të burgosur, e që gradualisht në vitin e ardhshëm synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.

Aktualisht në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke funksionuar tri punëtori, në të cilat bëhet prodhimi i letrës higjienike, prodhimi i qeseve të mbeturinave, si dhe  zdrukthëtaria. Në këto punëtori janë të angazhuar mbi njëzet të burgosur, ndërsa produktet e prodhuara do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.
 
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka për qellim që me anë të Njësisë Ekonomike  të angazhoj të burgosurit në punë dhe aktivitete të ndryshme, po ashtu me anë të punës së organizuar në instuicione korrektuese synohet  në një ulje të konsiderueshme të shpenzimeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovë  mbetet i përkushtuar që në të ardhmen të vazhdoi bashkëpunimin me donatorë edhe për projekte tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)