28 Mars 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 95 aktakuza kundër 110 personave

Prishtinë, 28 janar - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur nëntëdhjetepesë (95) aktakuza kundër njëqindedhjetë (110) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetedy (22) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim. Nga kërkesa e parë është sekuestruar një veture e llojit “VW Passat”. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar produkte kozmetike në vlerë prej 953.62 €, për shkak të veprës penale ” Kontrabandimi i mallrave”.

Janë sekuestruar; dhjetë (10) paketa me kozmetikë Avon dhe shtatë (7) qese të vogla me kozmetikë Avon.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër një (1) të pandehure me inicialet A.A. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, në dy raste të ndara, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tetëmbëdhjetë  (18) aktakuza, kundër njëzet  (24) personave për veprat të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një veture e llojit “VW Passat”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)