09 Mars 2021

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 82 aktakuza kundër 96 personave

Prishtinë, 18 nëntor - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetedy aktakuza kundër nëntëdhjetegjashtë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar shtatë persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar si dhe ka  ngritur njëzetetetë aktakuza kundër tridhjetenjë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë dy kërkesa përcaktimin e paraburgimit për dy persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë personave për kryerjen  e  veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).         

 Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj dy personave dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër trembëdhjetë personave.

Prokuroria  Themelore  në  Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person dhe ka ngritur  katër aktakuza kundër pesë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelorenë Mitrovicë me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person dhe ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur shtatë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra  të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Mars 2021 - Institucioni i Avokatit të Popullit organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime në të cilën do të merr pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe  institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Qendra e Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Programi për Drejtësi Komerciale në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo, organizojnë diskutim rreth ngritjes të vetëdijes për bizneset fillestare të sapo themeluara dhe sipërmarrësit e rinj me fokus në drejtësinë komerciale, pjesa e sistemit të drejtësisë që siguron çasjen e bizneseve në drejtësi. (Innovation Centre Kosovo -https://www.facebook.com/ickosovo, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësorë jashtë vendit në të cilën do të merr pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. (Salla e sporteve në kazermën ''Adem Jashari'', ora 10:45)   

- Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin edhe të pesë vendvotimeve tjera. (Gjykata Supreme e Kosovës, ora 11:00)