18 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 40 aktakuza kundër 57 personave

Prishtinë, 23 nëntor – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, katër (4) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)