20 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 38 aktakuza kundër 49 personave

Prishtinë, 28 korrik - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza, kundër dyzetenëntë (49) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona,të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria  Themelore  në  Pejë, gjatë  24  orëve  të  fundit  ka ngritur  katër  (4)  aktakuza  kundër  gjashtë  (6)  personave,  për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tre raste të ndara ka ndaluarkatër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria  Themelore  në  Mitrovicë,  ka  ndaluar  një  (1)  person  të  dyshuar,  ka  bërë  një  (1)  kërkesë  për  caktimin  e paraburgimit  për  një  (1)  person  të  dyshuar dhe  ka  ngritur  tetë (8)  aktakuza,  kundër nëntë  (9)  personave,  për  vepra  të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin  e  paraburgimit  për  një  (1) person,dhe ka  ngritur nëntë (9)  aktakuza,  kundër nëntë  (9)  personave  për  vepra  të ndryshme penale

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)