24 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 28 aktakuza kundër 38 personave

Prishtinë, 3 mars - Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa  për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi,  si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)