21 Janar 2020

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 23 aktakuza kundër 28 personave

Prishtinë, 10 janar - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh tre (3) persona, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,  është ndaluar një (1) person i dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar, në dy raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “ Sulmi” dhe “ Kanosje”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Me rastin e vdekjes së ish Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahoveci, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)