03 Tetor 2022

Në 24 orët e fundit prokuroria ngriti 29 aktakuza kundër 36 personave

Prishtinë, 5 gusht - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës Themelore në Prizren-Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar për  kryerje të veprave të ndryshme  penale, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)