29 Mars 2024

Në 24 orët e fundit nga prokuroritë janë ngritur 68 aktakuza kundër 77 personave

Prishtinë, 16 qershor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Një (1) kërkesë është bërë për sekuestrimin e përkohshëm, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kundër një (1) personi nga neni 112 paragrafi 1.2 dhe 3 të KPRK-së. Ndërkaq, një (1) kërkesë është bërë nga Prokuroria Themelore e Pejës, për sekuestrimin e një furgoni të markës Mercedes, ngjyrë e hirit dhe masës drusore, dru zjarri të llojit AHU,  të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 1.80 m³, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm, kundër një (1) personi nga neni 112 paragrafi 1.2 dhe 3 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për dy vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një furgoni dhe masës drusore të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë  (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)