20 Maj 2022

Në 24 orët e fundit janë ngritur 34 aktakuza kundër 44 personave

Prishtinë, 13 maj – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T, për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për paraburgim kundër dy (2) personave të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë 1 person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2022

- Mbahet Kuvendi i  IX zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan! (Hotel BanaSplit në Deçan, ora 10:00)

- Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminarin për gjyqtar dhe testimin teorik për licencim dhe rilicencim për vitin 2022. (Salla e konferencave të Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës po fillon edicionin më të ri në Kryeqytet të ashtuquajturin “Festivali i Pranverës” me moto mobiliteti. (Bulevardi "Xhorxh Bush", ora 12:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Kuvendin Zgjedhore. (Hotel Astoria, ora 12:00)