25 Prill 2024

Ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha burgjet e Kosovës

Prishtinë, 12 mars - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë ka njoftuar familjarët e të burgosurve dhe të burgosurit, se për shkak të masave parandaluese rreth Koronavirusit (COVID – 19), me vendim të Qeverisë së Kosovës,  nga sot deri me datë 27 mars, ndërpriten të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Gjatë kësaj periudhe kohore SHKK do të ndërmarr këto masa:

Të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe shumë shpejt nëpër të gjitha qendrat;

Ndalohen transferet nëpër burgje  për  të burgosurit;

Reduktim të transportit në gjykata dhe prokurori, (vetëm në raste  shumë  emergjente);

Kontroll të vazhdueshme të stafit  nga Mjeket  të cilët  veç  janë në qendra korrektuese dhe ato të paraburgimit;

Kontroll të vazhdueshme të të burgosurve, të cilët kanë ndonjë simptomë  infektive;

Furnizim brenda burgjeve për të burgosurit  me material higjenik, siç janë: Shampon, sapun dhe dezinfektues për duar;

Furnizim me ujë të nxehtë 24 orë brenda burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)