29 Mars 2024

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në Vërmicë -Morine

Prishtinë, 31 mars - Policia e Kosovës (PK), ka bërë të ditur së sot përkohësisht  është mbyllur Pika Kufitare në PKK Vërmicë –VKK Morinë nga Autoritet e Shqipërisë.

Ndalimi i qarkullimit nga autoritetet e Shqipërisë, sipas tyre është bërë  për arsye të protestës   që po mbahet  nga qytetarët në afërsi të tunelit të Kalimashit,  dhe në pa mundësi për të lëvizur automjetet  dhe për shkaqe të sigurisë së qytetarëve nuk po lejohet qarkullimi-hyrja e mjeteve në Republikën e Shqipërisë deri në një vendim tjetër.

Shumë shtetas te Kosovës, duke shfrytëzuar fundjavën, janë nisur me mjetet e tyre drejt Shqipërisë, por bllokimi i aksit rrugor ka bërë që radhët të shkojnë në më tepër se 10 km.

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës doli jashtë kontrollit dhe protestuesit, pasi u përleshën me forcat e policisë, shkatërruan edhe sportelin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)