04 Korrik 2020

Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale ‘’Fajdeja’’

Gjilan, 3 qershor – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.K., ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 59,500.00 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat t’i kërkonte nga i dëmtuari E.I., me kamatë prej 30%, ashtu që vlera e përgjithshme e mjeteve financiare që i dëmtuari do t’ia kthente të dyshuarit ishte 76,800.00 euro.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të kërkojë nga Gjykata kompetente në Gjilan, masën për sigurimin e pranisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)