13 Gusht 2020

Ndalohen tetë persona lidhur me rastin e vrasjes në Hallaq të Lipjanit

Prishtinë, 3 korrik - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të përfshirë në rastin e vrasjes në Hallaq të Madh në Lipjan, me dyshimin se njëri prej tyre ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të KPRK-së, një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja në tentativë”, nga neni 172 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366”, katër persona të dyshuar për veprat penale “Ndihma”, nga neni 33 të KPRK-së dhe “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të KPRK-së, si dhe dy persona të dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit në fshatin Hallaqi i Madh të komunës së Lipjanit, pas një përleshjeje me armë zjarri, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve, një person ka vdekur duke mos mundur t’i mbijetoj plagëve të mara nga arma e zjarrit, ndërsa pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, bashkë me Policinë e Kosovës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për obduskion për trupin e pajetë.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)