24 Tetor 2021

Ndalohen katër persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

Prishtinë, 16 shtator - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda, konketisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar personat me inicialet J.H., A.F., B.G.,  me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së, si dhe personi me inicialet H.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”, nga neni 309 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dy nga të lartcekurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë nën këtë masë.

Prokurori i Shtetit lidhur me këtë rast, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)