09 Gusht 2020

Ndalohen katër persona për fajde dhe detyrim

Prizren, 22 tetor - Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH.

Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar: Pesë vetura luksoze;tridhjetë e shtatëmijë e treqind euro para kesh; treqind e njëzetë franga zvicerane; dymbëdhjetë telefona mobil; nëntëmbëdhjetë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe numër i madh i dokumenteve të ndryshme si: kontrata te ndryshme mbi shitblerjen e pronave (shtëpi, banesa, lokale, vreshta dhe automjete).

Katër personat e dyshuar janë intervistuar dhe me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa po vazhdohet me hetime për të grumbulluar dëshmi relevante lidhur me rastin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)