29 Mars 2024

Ndalohen 5 persona për fajde dhe pjesëmarrje në grupe kriminale

Prishtinë, 20 dhjetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja” nga neni 343 i KPRK-së, “detyrimi” nga neni 340 i KPRK-së, dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin.

Po ashtu, prokuroria ka thënë se pasi ta kenë raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)