25 Prill 2024

Naim Saramati ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë

Prishtinë, 3 shkurt - Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, sot, me përkrahjen e Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se me sukses ka kryer ekstradimin nga Gjermania për në Kosovë, të shtetasit Naim Saramati, i lindur më 6 shtator 1970, në Prizren.

Naim Saramati ishte i kërkuar nga Gjykata e Qarkut në Prizren, nën dyshimin se ka kryer veprat penale: “Falsifikim i Parave”, e parashikuar me nenin 168, (1), të Ligjit Penal të Kosovës, dhe “Prodhim i Paautorizuar e Vënje në Qarkullim të Narkotikëve”, e parashikuar me nenin 245 (1), të Ligjit Penal të Kosovës.

Kundër z. Saramati  me 28 maj 2007 ishte lëshuar Urdhër Arrest Ndërkombëtar, në bazë të cilit është bërë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, dhe pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës për ekstradim, dhe aprovimit të njëjtës kërkesë nga Ministria e Drejtësisë e Republikës Federale të Gjermanisë, sot në shoqërimin e Policisë së Kosovës është bërë ekstradimi i tij në Kosovë.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)