24 Prill 2024

Mustafa merr përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata të sigurisë

Prishtinë, 27 shkurt - Në kuadër të konferencës ministrore “Procesi i Brdos”,  që u mbajt në Shkup, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka zhvilluar takime bilaterale me ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozinovic si dhe me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Bostjan Poklukar.

Në takim mes ministrit Mustafa dhe homologut të tij kroat, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, marrëveshjet e bashkëpunimit me policinë, dhe fushën e forenzikës.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bilaterale në mes të Kosovës dhe Kroacisë për njohjen e patentë shoferëve.

Ndërsa, në takim me ministrin e brendshëm të Sllovenisë, z. Bostjan Poklukar, u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin policor në mes të të dyja vendeve.

Në të dy takimet ministri Mustafa mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)