12 Gusht 2020

MPJD u vjen në ndihmë mijëra shtetasve që po kthehen në Kosovë

Prishtinë, 31 mars - Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje, dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në vijim, pasi në pamundësi për të lëvizur, ngecën nëpër aeroporte ndërkombëtare apo vendet ku ndodheshin për vizitë, punë, trajnime apo shkollim.

E gjithë kjo ndodhi, pasi qeveritë e shumicës së shteteve evropiane të Evropës dhe më gjerë, përfshirë edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndaluan fluturimet ndërkombëtare, mbyllën kufijtë shtetëror dhe morën masa të tjera për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19 dhe mbrojtjen prej tij.

Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës nëpër botë, menjëherë, me anë të komunikimit përmes numrave emergjentë, adresave elektronike e rrjeteve sociale, u bë identifikimi dhe ofrua ndihma të gjithë shtetasve tanë që kishin mbetur nëpër aeroportet e huaja.

Shërbimi i Jashtëm diplomatik i Republikës së Kosovës, me udhëzim të Ministrisë, arriti marrëveshje mirëkuptimi me shtete të ndryshme, që t’ju vazhdohet leja e qëndrimit shtetasve kosovarë që kanë mundësi të qëndrojnë. Po ashtu, misionet tona regjistruan në listë për kthim të gjithë shtetasit që konsideroheshin raste emergjente dhe të cilët vendbanim të përhershëm kanë Republikën e Kosovës.

Për kthim në Kosovë u regjistruan: në Zvicër – 481 veta; në Gjermani – 420 veta; në Turqi – 259 veta; Suedi/Finlandë – 116 veta; Belgjikë - 84 veta; Mbretëri e Bashkuar – 61; Shtetet e Bashkuara të Amerikës – po ashtu 61 veta; Slloveni – 58 veta, Francë - 46 veta, dhe dhjetëra shtetas që ndodheshin në disa shtete të tjera. 

Bëjmë të ditur se kthimi në këtë kohë varet nga masat që janë marrë prej shteteve të ndryshme dhe kapacitetet që ofrohen për karranitnim pas kthimit, meqë siç dihet tashmë, kushdo që aktualisht hyn në Kosovë, detyrohet që 14 ditë të qëndrojë i mbyllur në karantinën e caktuar nga institucionet përkatëse.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në koordinim me dikasteret tjera qeveritare, po punon që t’ju vije në ndihmë të gjitha rasteve emergjente, mirëpo njëherësh kërkon mirëkuptim dhe durim nga qytetarët, meqë në këto kushte të jashtëzakonshme për mbarë njerëzimin, mundësitë janë të kufizuara.

Me këtë rast, udhëzohen të gjithë shtetasit që të kenë mirëkuptim dhe të jenë të durueshëm. Ata dhe ato që mund të qëndrojnë në vendet ku ndodhen, të qëndrojnë atje ku janë, të tregohen human dhe të mos rrezikojnë kthimin e rasteve emergjente, të atyre që nuk kanë mundësi të qëndrojnë jashtë vendit.   

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me këtë rast dëshiron të falënderojë të gjitha shtetet për bashkëpunimin dhe humanizmin e treguar, dhe po ashtu të falënderojë të gjithë shtetasit kosovarë për mirëkuptimin, si kontribut në kapërcimin e rrezikut që po i kanoset njerëzimit nga pandemia COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)