20 Prill 2024

MPJD kërkon mirëkuptimin e mërgimtarëve për vonesat në aplikim për dokumente

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik dhe diasporën se ditëve të fundit ka pasur ngarkesë në sistemin e aplikimit për marrjen e letërnjoftimëve dhe pasaportave dhe për këtë menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ta zgjidhur këtë problem.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së ka zhvilluar komunikime intenzive me përgjegjësitë e sektorit për prodhimin e dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ta evituar këtë problem sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët dhe mërgimtarët tanë të kryejnë pa probleme procedurat e paisjes së tyre me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. 

Udhëheqësit e sektorit për prodhimin e dokumenteve në MPB kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një problem të komplet rrjetit qeveritar, i cili ka ndikuar në këtë ngarkesë e që do të zgjidhet shumë shpejtë.

Po ashtu, mungesa për një kohë e materialeve për prodhimin e këtyre dokumenteve ka bërë që të ketë tejngarkim të sistemit duke marrë parasysh se vetëm brenda pak ditësh janë prodhuar rreth 60.000 sosh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)