20 Prill 2024

MPBAP pranon donacion nga Projekti për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

Prishtinë, 7 maj - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) ka bërë të ditur se ushtuesi i detyrës i ministrit Xhelal Sveçla është takuar sot me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), znj. Maria Suoko dhe pjesëtarët e delegacionit të saj.

Takimi i sotëm kishte për qëllim pranim dorëzimin e 15 kompjuterëve (laptop), si formë e mbështetjes teknike e UNDP-së ndaj Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Marrë parasysh që prania e pandemisë Covid-19 në Kosovë imponon komunikim on-line, një ndihmë e këtillë nga UNDP lehtëson veprimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional, aq të nevojshëm në kohë të luftimit të virusit korona.

U.d.i ministrit, Xhelal Sveçla ka falënderuar UNDP-në për gatishmërinë e tyre që t’u qëndrojnë afër institucioneve të Kosovës në këto kohë të vështira dhe ka mirëpritur ofrimin për mbështetje të mëtutjeshme Ministrisë që ai udhëheq, përmes asistencës në planifikimin e kampanjës së informimit lidhur me luftimin e pandemisë, si dhe mbështetjes Grupit ndër institucional për menaxhimin e incidenteve në fushën e planifikimit të menaxhimit të krizave.

Në anën tjetër, znj.Suoko ka shprehur mirënjohje për qasjen e Ministrisë ndaj pandemisë dhe ka treguar gatishmëri të familjes së UN-it për mbështetje të vazhdueshme Qeverisë në këtë aspekt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)