29 Mars 2024

MPB vënë në funksion të gjitha mekanizmat e sigurisë

Prishtinë, 12 mars - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka mbajtur sot, një takim koordinues me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, për të ndërmarrë të gjitha veprimet që kanë dalë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për masat parandaluese të Corona Virus COVID-19.

Më këtë rast ministri Veliu ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas këtij vendimi, dhe ka kërkuar në veçanti që të gjitha shkollat që veprojnë në veri të Kosovës dhe që punojnë me plan-programe të Serbisë të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim është konstatuar që tashmë janë bërë të gjitha veprimet e duhura dhe tashmë të gjitha ato shkolla janë të mbyllura dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, deri në vendimin tjetër të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Veliu ka vënë në funksion të gjitha mekanizmat e sigurisë që veprojnë në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të jenë në gatishmëri të plotë për çfarëdo nevoje në menaxhimin e pandemisë që ka përfshirë shumë vende të botës.

Ministri Veliu kërkon nga qytetarët e Kosovës që të kenë maturi, të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin me kujdes të gjitha udhëzimet që dalin nga institucionet e vendit, sepse vetëm kështu të gjithë së bashku do të tejkalojmë këtë situatë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)