21 Korrik 2019

MPB vazhdon kampanjën për legalizimin e armëve

Prishtinë, 25 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme  (MPB) së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve.

"Qëllimi i kësaj konference është që bashkërisht të nënvizojmë rëndësinë e ngritjes së sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe bashkërisht t’i ftojmë të gjithë qytetarët përfshirë edhe bashkatdhetarët tanë që gjatë kësaj periudhe do të qëndrojnë në vendlindje për pushime të shfrytëzojnë këtë mundësi", thekson MPB.

Konferenca do të mbahet sot në objektin qendrorë të MPB-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)