24 Prill 2024

MPB përfaqëson Kosovën në Montreal të Kanadasë

Montreal , 26 tetor - Në Montreal të Kanadasë është duke u mbajtur Simpoziumi i Trembëdhjetë dhe Ekspozita në Programin e Identifikimit të Udhëtarëve të ICAO (TRIP).

Në këtë takim po merr pjesë delegacioni nga Kosova i përbërë nga z. Lulzim Ejupi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe z. Bekim Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Pika kryesore e diskutimit gjatë këtij Simpoziumi është nevoja e njohur për një qasje gjithëpërfshirëse dhe të integruar për menaxhimin e identifikimit të udhëtarëve.

Ndërkaq, qëllim kryesor i këtij Simpoziumi është diskutimi rreth vendosjes së standardeve për identifikimin e udhëtarëve dhe menaxhimin e sigurt të kufirit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)