18 Prill 2024

MPB nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me EUROPOL-in

Prishtinë, 27 korrik - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me EUROPOL-in.

Në këtë ceremoni morën pjesë: znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu theksoi se sot është një ditë tejet me rëndësi për Republikën e Kosovës dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, veçanërisht Policinë e Kosovës, marrë parasysh se me nënshkrimin e marrëveshjes me EUROPOL-in, kemi forcuar dhe avancuar kapacitetet tona në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar, terrorizmit dhe formave të tjera të krimit të rëndë.

Ai tha se deri më tani shkëmbimi i informacioneve me EUROPOL-in është kryer përmes Deskut Suedez në kuadër të EULEX, e që ka krijuar vonesa në shkëmbimin e informatave dhe kryerjen e operacioneve policore.

Ministri  Veliu vuri në dukje se përmes kësaj marrëveshje, Policia e Kosovës do të trajtohet në mënyrë të barabartë, ashtu si policitë e shteteve të rajonit, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje të tilla.

Njëkohësisht, pritet që shumë shpejtë të dërgohet zyrtari ndërlidhës nga Policia e Kosovës në selinë qendrore të EUROPOL në Hagë.

Në fund ministri Veliu falënderoi znj. Apostolova dhe përmes saj, EUROPOL dhe të gjitha strukturat tjera të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare për mbështetjen në përmbylljen e këtij procesi mjaft të rëndësishëm, i cili forcon më tutje kriteret tashmë të plotësuara të liberalizimit të vizave, si dhe obligimet që burojnë nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim.

Ai po ashtu falënderoi për angazhimin të gjitha strukturat e Policisë së Kosovës, drejtorin e Përgjithshëm, Qalaj, dhe njëherit e uroi gjithë Policinë e Kosovës për këtë të arritur të merituar. 

Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova përgëzoi autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe Europol-in për këtë arritje të jashtëzakonshme.

Ajo tha se marrëveshja do t'i shumëfishojë kontaktet në të gjitha nivelet, duke e bërë Bashkimin Evropian dhe Kosovën më të sigurt.

Ndërkaq, Drejtori Qalaj theksoi se e veçanta e kësaj marrëveshje është hapja  rrugë e qasjes së Policisë së Kosovës në Kanalin e Sigurtë të Komunikimit (i ashtuquajturi SIENA Channel) të EUROPOL-it.

Me këtë marrëveshje Kosova barazohet me shtetet tjera jo-anëtare në BE. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)